Politike

Partia Demokratike: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura, tjetër thotë e tjetër bën

18 Shtator 2020, 13:09 Nga DOSJA
Partia Demokratike: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura,

TIRANE-Partia Demokratike përmes një deklarate të dhënë nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi është shprehur se Rama tjetër bën dhe tjetër thotë. Partia Demokratike thote se PS-ja do të ketë 100% listat e mbyllura e se PD dhe Opozita e Bashkuar e kishin paralajmëruar këtë që në fillim.

Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës, hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes- thotë Bardhi në deklaratën për mediat.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI

Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.  Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e hapura partia demokratike listat e hapura partia demokratike

Sondazh

Poll