Politike

‘Ligji për presidentin’, Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë! Ende pres përgjigje n

18 Shtator 2020, 09:29 Nga DOSJA
‘Ligji për presidentin’, Meta kërcënon me

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ka rikthyer akuzat ndaj maxhorancës për grusht shteti duke bërë me dije se në “lojë” është edhe shpërndarja e parlamentit. Në konferencën e sotme, e para pas disa muajsh pushim, Meta e ka shprehur hapur se nuk e ka pritur mirë ligjin për presidentin nga ana e maxhorancës, por edhe njëherë ka bërë me dije se për hir të krizës politike në vend gjithmonë ka qenë i gatshëm për të lënë postin.

Por, presidenti sqaroi më tej se do të qëndrojë në këtë post deri në mbarim të mandatit, për të mbrojtur Kushtetutën, duke mohuar lajmin se do të kishte një post në rast se në pushtet vinte opozita. Numri një I shtetit e theksoi se do të ishte në postin e kreut të shtetit deri në përfundim të mandatit të tij. Më tej, presidenti foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë, për të cilën shpreh se nuk mban qëndrime të dyfishta por shtoi se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, duke hequr një paralele mes Ramës dhe presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Meta u ndal edhe tek paketa antishpifje, duke e cilësuar reagimin e raportuesit të Asamblesë së KiE për tërheqje si një kambanë alarmi.

Sa i përket fatit të fëmijëve shqiptarë në kampin e Al-holit në Siri, kreu i shtetit preferoi të mos jepte detaje pasi sipas tij ishte një çështje e ndjeshme, e cila nuk mund të trajtohej në publik.

k.m/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta konferencë 18 shtator 2020 ilir meta ilir meta konferencë 18 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...