Politike

“A jeni i gatshëm të lini mandatin e presidentit?/ Meta flet hapur para gazetarëve: Deri në 24 korrik të 2020 do të jem

18 Shtator 2020, 09:23 Nga DOSJA
“A jeni i gatshëm të lini mandatin e presidentit?/ Meta flet

TIRANË: Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se deri më 24 korrik të vitit 2022 do të jetë në krye të Presidencës shqiptare. Në një konferencë para gazetarëve, Meta tha se deri më 24 korrik të vitit 2022, institucioni i Presidencës do të jetë një kështjellë e paprekshme, nga ku do të mbrohet Kushtetuta.


Pyetja: 

Gazetarja:  A jeni i gatshëm të lini mandatin e presidentit?

Ilir Meta: Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të zgjidhjen e krizës të lija dhe postin e presidentit pa pasur parasysh karrierën time. Dua t’u siguroj, që në të gjitha rastet, në premtimin që kam bërë deri në 24 korrik të vitit 2022, Presidenca do të jetë një kështjellë e paprekshme. Duhet të jemi të qetë për të këtë institucion deri në korrik të 2022. Ky është një institucion që ka mbrojtur Kushtetutën.

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët. Gjatë konferenës, Meta nuk priti mirë “ligjin organik për Presidentin”. Ky i fundit ka kërcënuar maxhorancën që nëse vendosin për shkarkimin e tij, do të shpërndajë parlamentin. Po kështu, Meta tha se nuk mban qëndrime të dyfishta për çështjen e detit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferencë 18 shtator 2020 ilir meta konferencë 18 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...