Politike

‘Berisha të kandidojë ku të dëshirojë, Braçe ironizon Bashën: Saliu do ishte i denjë për deputet në Gërdec ose bule

18 Shtator 2020, 08:46 Nga DOSJA
‘Berisha të kandidojë ku të dëshirojë,

TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për deklaratën se ish-kryeministri Sali Berisha mund të kandidojë për deputet në zonën që do të dëshirojë.

Braçe ka ironizuar punën e komisionit të vlerësimit të kandidatëve që PD, pasi shprehet  se ‘profesorët’ e këtij komisioni janë sa për sy e faqe.

Më tej zv/kryeministri ka përmendur  disa nga ngjarjet më të bujshme ndër vite, kur në qeveri ka qenë Basha dhe Berisha. Me ironi Braçe ka deklaruar se  Berisha do ishte i denjë për deputet në Gërdec ose bulevard.

Postimi i plotë:

Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!

Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarande mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?

Kjo deklaratë e Braçes vjen pasi një ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Opinion” e se ish-lideri i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidat për deputet. Basha u shpreh shkurt se ish-kryeministri Berisha do të kandidojë ku të ketë dëshirë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace lulzim basha sali berisha erion brace lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...