Politike

Vizita në Shkup/ Cakaj takon krerët e partive shqiptare: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet i patj

18 Shtator 2020, 08:12 Nga DOSJA
Vizita në Shkup/ Cakaj takon krerët e partive shqiptare: Kontributi i

MAQEDONI E VERIUT: Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup zhvilloi disa takime me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Më konkretisht, Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Më tej, kryediplomati Cakaj theksoi se kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike cakaj vizitë në shkup cakaj vizitë në shkup

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...