Politike

‘Ligji për presidentin’, Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë! Ende pres përgjigje nga Rama për detin

"Ligjin organik për Presidentin" nuk është pritur mirë nga kreu i shtetit Ilir Meta. Presidenti ka kërcënuar maxhorancën që nëse vendosin për shkarkimin e tij, do të shpërndajë parlamentin. Në konferencën për gazetarët, Meta tha se priste ende një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për çështjen e detit, ndërsa bëri edhe njëherë thirrje për tërheqje nga paketa antishpifje.
Featured image of article: ‘Ligji për presidentin’, Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë! Ende pres përgjigje nga Rama për detin Ilir Meta, presidenti Ilir Meta

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ka rikthyer akuzat ndaj maxhorancës për grusht shteti duke bërë me dije se në “lojë” është edhe shpërndarja e parlamentit. Në konferencën e sotme, e para pas disa muajsh pushim, Meta e ka shprehur hapur se nuk e ka pritur mirë ligjin për presidentin nga ana e maxhorancës, por edhe njëherë ka bërë me dije se për hir të krizës politike në vend gjithmonë ka qenë i gatshëm për të lënë postin.

Por, presidenti sqaroi më tej se do të qëndrojë në këtë post deri në mbarim të mandatit, për të mbrojtur Kushtetutën, duke mohuar lajmin se do të kishte një post në rast se në pushtet vinte opozita. Numri një I shtetit e theksoi se do të ishte në postin e kreut të shtetit deri në përfundim të mandatit të tij. Më tej, presidenti foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë, për të cilën shpreh se nuk mban qëndrime të dyfishta por shtoi se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, duke hequr një paralele mes Ramës dhe presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Meta u ndal edhe tek paketa antishpifje, duke e cilësuar reagimin e raportuesit të Asamblesë së KiE për tërheqje si një kambanë alarmi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket fatit të fëmijëve shqiptarë në kampin e Al-holit në Siri, kreu i shtetit preferoi të mos jepte detaje pasi sipas tij ishte një çështje e ndjeshme, e cila nuk mund të trajtohej në publik.

k.m/J.V/Dosja.al 

  • 12:47

    Listat 100% të hapura/ Ilir Meta: Në rast se mazhoranca nuk pranon, grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit

    Ilir Meta, presidenti Ilir Meta

    Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që dha për mediat ditën e sotme është shprehur se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e në rast se krijohet një shkelje e njënashme mund të ketë tentative për grusht shtetit. Mirëpo ai shtoi më tej se ky grusht shteti fare lehtë mund të shtypet nga ai i popullit pasi është më i madh. Meta kërkon që ti qëndrojnë marrëveshjes së vendosur muaj më parë si dhe përshëndet opozitën për vendimin që ka marrë.

    ‘Kërkoj t’i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s’ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit”,– u shpreh Meta.

  • 12:12

    Shqiptarët e bllokuar në kampin “Al Hol” në Siri/ Meta: Është një çështje mjaft sensitive, s’shpjegohet në publik

    Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së sotme me gazetarët u pyet për fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin “Al Hol”, në Siri. Kreu i Shtetit tha se nuk do që të japë detaje, pasi sipas tij kjo është një çështje mjaft sensitive dhe nuk mund të trajtohet në publik.

    “Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, theksoi Meta.

  • 11:52

    “Kufizim kompetencash”/ Meta kërcënon mazhorancën: Le ta provojnë, unë do të shpërndaj parlamentin

    Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u shpreh i prerë që nëse qeveria tenton që të kufizojë  kompetencat e tij, do të shpërndajë parlamentin.

    “Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën.  Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndaj para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jam. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? Le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidenti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit”, tha Meta.

  • 11:36

    Çëshja e detit me Greqinë/ Meta: Nuk mbaj qëndrime të dyfishta, ende nuk kam marrë përgjigje nga Rama


    Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në konferencën me gazetarët  ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit.

    “Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona. Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë. Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.

  • “A jeni i gatshëm të lini mandatin e presidentit?/ Meta flet hapur para gazetarëve: Deri në 24 korrik të 2022…

    Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se deri më 24 korrik të vitit 2022 do të jetë në krye të presidencës shqiptare.

    Pyetja: 

    Gazetarja:  A jeni i gatshëm të lini mandatin e presidentit?

    Ilir Meta: Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të zgjidhjen e krizës të lija dhe postin e presidentit pa pasur parasysh karrierën time.Dua t’u siguroj, që në të gjitha rastet, në premtimin që kam bërë deri në 24 korrik të vitit 2022, Presidenca do të jetë një kështjellë e paprekshme. Duhet të jemi të qetë për të këtë institucion deri në korrik të 2022. Ky është një institucion që ka mbrojtur Kushtetutën.

Shto Koment