Politike

A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet? Basha nuk mendohet dy herë: Po, do garojë ku të dojë ai. Fati i Topallit

17 Shtator 2020, 19:57 Nga DOSJA
A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet? Basha nuk

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se ish-lideri i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidat për deputet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh shkurt se ish-kryeministri Berisha do të kandidojë ku të ketë dëshirë. 

BISEDA NË STUDIO:

Fevziu: A do të jetë PD e hapur për të gjithë? Dhe për ata zëra kritikë ndaj jush?

Basha: Kjo pyetje e ka marrë një përgjigje tashmë, PD do të jetë e hapur për të gjithë.

Fevziu: Edhe për zonjën Topalli nëse kthehet?

Basha: Padiskutim që po

Fevziu: Po zoti Patozi?

Basha: Ai tashmë e ka partinë e tij, por siç e thashë, kjo pyetje e ka marrë përgjigjen

Fevziu: A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet?

Basha: Po!

Fevziu: Në cilin qytet?

Basha: Ku të dojë!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll