Politike

Paketa Antishpifje, KiE: Kuvendi të heqë dorë! Meta: Duhet reflektuar sa më parë!

17 Shtator 2020, 17:24 Nga DOSJA
Paketa Antishpifje, KiE: Kuvendi të heqë dorë! Meta: Duhet

TIRANË– Këshilli i Europës i ka bërë thirrje qeverisë shqiptarë që të heqë dorë nga nisma ligjore e cilësuar si paketa antishpifje. Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me këtë nismë.

Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe të urdhërojë mediat të heqin raportet e lajmeve mbi çështje të tilla si ‘cenimi i dinjitetit të individëve’. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera. Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 qershorit 2020, i cili shprehet qartë se ligji është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë efekt në shtypjen e fjalës së lire. Nëse nisma nuk rishikohet, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet. Prandaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin,”- u shpreh raportuesi ndër të tjera.

Këtë deklaratë, e ka ripostuar edhe Presidenti Ilir Meta.

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi! ”- shkruan Meta krah deklaratës zyrtare të KiE-së.

Paketa antishpifje iu nënshtrua ndryshimeve të shumta gjatë një viti, pas shqetësimeve nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe OSBE-në. 14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet. Megjithatë shumica socialiste e miratoi paketën ligjore në parlament dhjetorin e kaluar, pas një viti polemika dhe seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të mediave, ndërsa duket se gjithçka po rikthehet nga fillimi tani që presidenti dekretoi edhe datën e zgjedhjeve parlamentare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i europes paketa antishpifje ilir meta keshilli i europes paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2020, 09:54

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet transparencë për pronësinë e medias...