Politike

Presidenti Meta njofton nesër konferencë me gazetarët: I hapur për çdo pyetje!

17 Shtator 2020, 14:51 Nga DOSJA
Presidenti Meta njofton nesër konferencë me gazetarët: I hapur

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të rikthehet me konferencat për shtyp me gazetarët. Lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet Këshilltarit për Mediat dhe zëdhënësit të tij, Ted Blushi, i cili dha edhe detaje se kur do të mbahet konferenca ditën e nesërme.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta rifillon nesër, në ora 11:00, komunikimin e përjavshëm me gazetarët! I hapur për çdo pyetje!,”shkruan Blushi.

Prej disa muajsh, kreu i shtetit në fund të çdo jave, organizonte një takim me gazetarët ku edhe diskutonin lidhur me ngjarjet më të rëndësishme të javës në politikë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta konference per shtyp presidenti meta meta konference per shtyp presidenti meta

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2020, 09:54

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet transparencë për pronësinë e medias...