Politike

“Mos m’u drejto mua me atë gjuhë”/ Zekthi përplaset me Hajdarin, deputetja: S’përmenda emër, të dogji, mbaje! Vasi

17 Shtator 2020, 19:55 Nga DOSJA
“Mos m’u drejto mua me atë gjuhë”/ Zekthi

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari dhe analisti Fitim Zkethi, janë përplasur mbrëmjen e sotme. Teksa ishin të ftuar në studion e “Open”, duke folur për mandatin e tretë, Hajdari tha se Rama është aty ku është edhe për një përgjegjësi të Opozitës.

Por, kjo fjali hasi në kundërshtinë e Zekthit, i cili kur Hajdari e etiketoi si pjesë të Opozitës, shpërtheu.

Pjesë nga debati:

Fitim Zekthi: Unë njihem si njeri që nuk zihem me njerëzit kot, ruaj etikën dhe kam qasje të qarta…mos m’u drejto mua me atë gjuhë

Rudina Hajdari: Më jep një përgjigje

Fitim Zekthi: Rama është bërë ashtu siç është bërë nga euforia e tij e pafundme, mos më perifrazo mua gabim të lutem…

Rudina Hajdari: Dhe ku ishte Opozita këtu? Ajo pseudo Opozita që la mandatet dhe iku. Ore se është bërë kjo çështja e etikës, kshu sikur…etikë është të bësh atë që thua. Unë atë bëj.

Eni Vasili: Mos e ktheni në debat personal, takohuni dhe sqarohuni tek kafja.

Fitim Zekthi: Nuk kam asnjë ngarkesë emocionale ndaj askujt.

Eni Vasili: Por nuk do t’u harxhojmë minutat e teleshikuesve për këto gjëra

Eni Vasili: Unë nuk përmenda emra, nëse ju dogji, mbajeni.

Fitim Zekthi: Por çfarë përfitoj unë pra ma thuaj? Hë çfarë përfitoj…

Rudina Hajdari: Ore s’përmenda emër

Eni Vasili: Më kërkove 30 sekonda po u bënë shumë…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fitim zekthi rudina hajdari fitim zekthi rudina hajdari

Sondazh

Poll