Politike

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Basha hedh “kunja”: Vetëm një stoli e një ministri do i paguante (PROGRAMI QEVERIS

17 Shtator 2020, 19:23 Nga DOSJA
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Basha hedh

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar protestën e sotme të naftëtarëve të Ballshit, të cilët protestuan sot para Ministrisë së Energjitikës. Në fjalën e tij, Basha ‘hodhi kunja’ për një prej ministrave të kabinetit por pa e përmendur me emër.

Rasti i naftëtarëve është një simptomë më e vjetër, ku korrupsioni ka arritur në elementë të paimagjinueshëm. Imagjinoni  që vetëm një stoli e një ministri të qeverisë do të mjaftonte për të mbuluar pagat e tyre për një muaj. Një pasuri që i  takon shqiptarëve dhe një komuniteti, që është shfrytëzuar në mënyrën më çnjerëzore. Në kurriz të këtyre njerëzve janë paguar 2 apo 3 individë  dhe paguajnë gjithë shqiptarët,”-u shpreh kryedemokrati.

Ndërsa më pas, numri një i PD-së u shpreh se prej disa vitesh po punojnë për një program në mënyrë që të nxjerrin Shqipërinë nga kriza ekonomike. 

Prej më shumë se 2 vitesh po bëjmë një program ekonomik për të nxjerrë vendin nga kriza.Ka ekspertë nga më të mirët në botë. Ka zgjidhje reale dhe kontrekte. Dy qëllimet kryesore janë të krijojmë një shtresë të mesme dhe t’i kthejmë institucionet qytetarëve,”-shtoi Basha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll