Politike

Do pranonit të krijonit qeveri me Ramën? Basha i vendosur: Nuk i kërkoj dot ato vota, e vërteta e ofertës nga kryeministri

17 Shtator 2020, 19:45 Nga DOSJA
Do pranonit të krijonit qeveri me Ramën? Basha i vendosur: Nuk i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar kategorikisht ndërtimin e një qeverie me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se e konsideron pushtetin si mjet për të arritur qellime, ndryshe nga kundërshtari i tij politik.

Pyetje: Do pranonit të krijonit qeveri me Ramën?

Lulzim Basha: Pushteti mbi gjithçka si filozofi ka shkatërruar këtë vend. Për mua është mjet. Nuk i kërkoj votat për të bërë qeveri me Edi Ramën. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për listat e tij. PS duhet të distancohet nga krimi. Është kthyer në sekt që po shkatërron PS.  Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Oferta nga Rama? E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll