Politike

Lleshaj flet për suksesin e operacionit “Los Blancos”: Shkatërrimi i këtij grupi, goditje e paprecedentë ndaj krimit të

17 Shtator 2020, 17:12 Nga DOSJA
Lleshaj flet për suksesin e operacionit “Los Blancos”:

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për operacionin ndërkombëtar “Los Blancos” ku ka përshëndetur dhe falenderuar forcat e shtetit shqiptarë për mbështetjen që dhanë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e ka quajtur këtë një goditje që i bëhet krimit të organizuar, gjithashtu edhe ka përmendur vendet ndërkombëtare që morën pjesë në këtë operacion duke i falenderuar edhe një herë për ndihmën e tyre.

“Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare. Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar. Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia , Holanda , Greqia Hungaria, Rumania, Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Dubai dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar. Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot”, shprehet ministri Lleshaj.

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(i.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flet lleshaj per goditjen e los blancos ministri i brendshëm sandër lleshaj flet lleshaj per goditjen e los blancos ministri i brendshëm sandër lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2020, 09:54

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet transparencë për pronësinë e medias...