Politike

Dënimi i Frrokajt, PD: Gjykimi ka patur ndërhyrje politike

17 Shtator 2020, 16:18 Nga DOSJA
Dënimi i Frrokajt, PD: Gjykimi ka patur ndërhyrje politike

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për dënimin që gjykata e shkallës së parë i ka dhënë ish kryebashkiakut të Lezhës, Fan Frrokaj. Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se Frrokaj është dënuar padrjejtësisht pasi në gjykim ka patur ndërhyrë politike dhe se ai duhet që ta apeloj vendimin në gjykatë të lartë.

Reagimi i plotë i Bardhit:

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj.

Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin.

Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. 

Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”.

Fan Frrokaj u dënua nga gjykata e shkalles së parë me 4 vite burg, i akuzuar për abuzim dëtyre dhe tjetërim të pronave në bregdetin Shëngjin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fan frrokaj gazmend bardhi fan frrokaj gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2020, 09:54

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet transparencë për pronësinë e medias...