“COVID, një Inteligjent i Zi, rrezik kaq i madh”, shkrimtari shqiptar rrëfen betejën me virusin pas 40 ditësh në spital
17 Shtator 2020, 07:45Nga DOSJA
TIRANE-Shkrimtari i njohur, Mark Simoni, ka fituar luftën me COVID-19.
Lajmin e bën të ditur vetë shkrimtari përmes një postimi në rrjetet sociale rrëfen përjetimet e tij.
Shkrimtari shkruan se ditët e përballjes me virusin e rëndë kanë qenë shumë të vështira, ndërsa shton se “COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë”.
Mesazhi i shkrimtarit:
PA ETIKË? ….
U ktheva. Një kthim i vështirë, duke dalë nga tuneli i errët i sëmundjes, vetëm një çast larg, ku unë isha fare pranë të bërit banor i një realiteti tjetër. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime. Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, koridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES. Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë. Ndaj dhe ne si Shtëpi Botuese MUZGU, në alarm dhe respekt të mbrojtjes nga kjo flamë, kemi dhuruar rreth 200 maska të personalizuara, si një gjest për t’i rënë këmbanave të rrezikut. Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kombinati ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vizitoi shtëpinë e Buk...
TIRANE-KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitaj.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerës...
ITALI– Gjatë natës së shkuar, në kuadër të operacionit të “Los Blancos” policia italiane ka shkatërruar bandën kriminale shqiptare që merrej me trafikimi...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Faxweb.al, Shqiptarja, com kanë në faqe të parë ekzekut...
LOS-BLANCOS- Dhjetëra të arrestuar, tonelata me kokainë dhe miliona euro të sekuestruara. Ky është rezultati i një mega-operacioni të nisur nga policia italiane...
ELBASAN- Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbas...