Aktualitet

Vettingu/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitaj

17 Shtator 2020, 07:34 Nga DOSJA
Vettingu/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin

TIRANE-KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Tritan Hamitaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Tritan Hamitaj ju nënshtrua vetingut me 15 shtator për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe faktet si dhe dëgjoi pretendimet e palëve vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pasi nuk arriti të justifikoi pasurinë.

Tritan Hamitaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjës, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës. Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2010-2015.

Hamitaj nuk rezultoi i pastër një nga kriteret e vlerësimit atë të pastërtisë së figurë, pasuria dhe të profesionalizmit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkim tritan hamitaj veting shkarkim tritan hamitaj veting

Sondazh

Poll