Aktualitet

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arretsohen dhjetra shqiptar sekuestrohen tonelata kokainë e miliona euro

17 Shtator 2020, 07:33 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arretsohen

ITALI– Gjatë natës së shkuar, në kuadër të operacionit të  “Los Blancos” policia italiane ka shkatërruar bandën kriminale shqiptare që merrej me trafikimin e drogës.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se operacioni ka përfshirë rajonin e Toskanës, disa qytete italiane si dhe disa vende të tjera, sakaq policia ka dhënë urdhër arresti per dhjetra persona që ishin të përfshirë në grupin kriminal. Po ashtu mësohet se në këtë opercacion janë sekuestruar tonelata kokainë e miliona euro.

Grupi kriminal shqiptar konsiderohej kartellinder në trafikun e kokainës në Europë. Ndërkohë mediat shtojnë se ditën e sotme rreth orës  11:00 pritet të mbahet në Gjykatën e Firenzes ku nëpërmjet një konference për shtyp do të zbardhen dhe detajet e operacionit.

Operacioni u zhvillua në koordinimin e Europol e Eurojust në bashkëpunim me Antimafian italiane, Drejtorinë Antidrògë e autoritetet policore holandeze.

Burimi:.ilvaloreitaliano.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia italiane policia italiane

Sondazh

Poll