“Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër”/Drama e Bukurie Ballës nga Kombinati që tërmeti i sh
17 Shtator 2020, 07:37Nga DOSJA
TIRANË– Kombinati ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vizitoi shtëpinë e Bukurie Ballës, e cila prej 9 muajsh jeton së bashku me bashkëshortin e saj nën çatinë e shtëpisë së dëmtuar që rrezikon përditë shëndetin e tyre.
Muajt e karantinës nuk e kanë bërë aspak të lehtë jetesën për çiftin e moshuar, teksa asnjë ndihmë nuk iu është dhënë nga pushteti vendor apo nga institucionet e pushtetit qëndror. Askush nga komisionet e vlerësimit nuk ka ardhur për të vlerësuar gjendjen e shtëpisë së znj.Balla, duke e bërë jetën në shtëpi një ankth të përditshëm.
Bukurie Balla: Unë jam Bukurie Balla. Jam kombinatse, kam 20 vjet që jam martuar me plakun, edhe jetoj në një ditë më të vështirë. Tani edhe kjo puna e karantinës ishte me të mbyllme brenda. As erdhi kush me më ndihmuar, as këta të komunës. Edhe të vinte kryetari i komunës, të shkonte me makinë e shkonte shpërndante kurse unë me burrë plak s’më merr kush me më dhënë një bidon ujë. Për mua jo tërmet, jo gjë, për mua ishalla bie tani të vdesim që të dy se unë nuk e përballoj dot.
Ina Zhupa: Po shtëpia çfarë dëmesh ka, çfarë ju kanë thënë? Çfarë letrash ju kanë dhënë?
Bukurie Balla: Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu. Ina Zhupa: Nuk ju kanë thënë çfarë dëmi ka shtëpia juaj?
Bukurie Balla: Kanë ardhë, i kanë parë maksimumi, por asnjë gjë s’më kanë dhënë. Vijnë, shikojnë dhe marrin kokën dhe udha e mbarë.
Ina Zhupa: S’ke asnjë letër?
Bukurie Balla: Asnjë gjë fare, as letër, as kurrgjë. Veç kanë bërë atë dhe asgjë. Unë nuk jam e zonja për ta përballuar fare më. Kam qënë pa bukë, hapni raftet e mia e shikoni, se po laj borxhet e qirave të dynjasë. Më mirë në shtëpinë time e di se vdes në shtëpinë time, do të vdes, të vdes.”
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitaj.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerës...
ITALI– Gjatë natës së shkuar, në kuadër të operacionit të “Los Blancos” policia italiane ka shkatërruar bandën kriminale shqiptare që merrej me trafikimi...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Faxweb.al, Shqiptarja, com kanë në faqe të parë ekzekut...
LOS-BLANCOS- Dhjetëra të arrestuar, tonelata me kokainë dhe miliona euro të sekuestruara. Ky është rezultati i një mega-operacioni të nisur nga policia italiane...
ELBASAN- Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbas...
ELBASAN– Mëngjesin e sotëm, në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan është ekzektuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkua...
TIRANE– Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person i cili i ka komunikuar se është pozitive me COVID-19 e se nuk duhet të lëvizë ...