Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID-19 farmacisti Romeo Zallemi, 85-vjeçari i infektuar me virus 20 ditë më parë

17 Shtator 2020, 07:02 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID-19 farmacisti Romeo Zallemi, 85-vjeçari

TIRANE– Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19 farmacisti korçar, Romeo Zallemi. 85-vjeçari ishte infektuar me koronavirus 20 ditë më parë.

Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës teksa gjendja e tij ishte e rëndë dhe nuk ka mundur dot që të fitojë betejën me sëmundjen.

Farmacisti prej më shumë se gjysëm shekulli ju shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve dhe bashkëqytetarëve të tij, për të cilët nuk u kursye deri çastet e fundit të jetës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete farmacisti spitali infektiv nderron jete farmacisti spitali infektiv

Sondazh

Poll