Aktualitet

‘LOS BLANCOS’/ Goditet KARTELI i parë shqiptar i drogës, arrestohet në Dubai biznesmeni Eldi Dizdari, 20 të arrestuar, t

17 Shtator 2020, 07:11 Nga DOSJA
‘LOS BLANCOS’/ Goditet KARTELI i parë shqiptar i drogës,

LOS-BLANCOS- Dhjetëra të arrestuar, tonelata me kokainë dhe miliona euro të sekuestruara. Ky është rezultati i një mega-operacioni të nisur nga policia italiane, i shtrirë në disa shtete. Itali, Spanjë, Holandë, Dubai dhe Shqipëri, kanë qenë zonat ku grupi ka patur të shtrirë aktivitetin e jashtëligjshëm të trafikut të drogës. Operacioni i koduar “Los Blancos”, ka shkatërruar një kartel që sipas mediave italiane është karteli shqiptar i trafikut të drogës në kontinent, me emrin LOS BLANCOS, (Të Bardhët). Hetimi ka nisur nga një skuadër hetimi “Florence Mobile Team”, një ekip gjerman dhe qendra evropiane për trafikun e drogës në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Anti-Mafian italiane, qendrën kundër terrorizmit dhe qendrën kombëtare të policinë kriminale. Operacioni “Los Blancos” është shtrirë po ashtu edhe në vendin tonë, ku mësohet se deri më tani janë të arrestuar 5  persona, emrat e të cilëve, Dosja.al ka arritur t’i zbulojë dhe ata janë: Gentjan Manaj, Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj, dhe Elvis Jaupaj. Të 5 të arrestuarit do të ekstradohen në Itali për llogari të autoriteteve italiane. Po ashtu në pranga kanë rënë, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Ndërkohë që në Dubai është arrestuar biznesmeni Eldi Dizdari. Dizdari njihet në Shqipëri si bashkëshorti i ish-missit, Suada Sherifi. Dizdari alias Denis Matoshi, është një emër i njohur në Shqipëri  për përfshirje në trafikun e drogës, megjithëse autoritetet tona, kurrë nuk ia dolën të provonin përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-bllok, por ngjarja u “mbulua” nga policia dhe prokuroria shqiptare. Emri i Dizdarit doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar tashmë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018. Dizdari është kushëri i afërt me Cekajn dhe tashmë ai pritet të ekstradohet në Shqipëri.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eldi dizdari elvis jaupaj gentjan manaj karteli shqiptar i droges los blancos operacion anti-kanabis në vlorë rexhino ibrahimi vladimir lesaj eldi dizdari elvis jaupaj gentjan manaj karteli shqiptar i droges los blancos operacion anti-kanabis në vlorë rexhino ibrahimi vladimir lesaj

Sondazh

Poll