Aktualitet

DEL FOTO-ja/ Ky është vëllai i Talo Çelës që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Elbasan, punonte si taksist në të zezë

17 Shtator 2020, 06:48 Nga DOSJA
DEL FOTO-ja/ Ky është vëllai i Talo Çelës që u

ELBASAN- Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist pa licencë u vra me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në lokal.

3 autorët të veshur si policë zbritën nga makina  tip ‘Renault’ me targa AA 876 DC dhe qëlluan 4 herë në drejtim të 50-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.  Pas krimit të rëndë ata kanë djegur në fshatin Murras edhe mjetin që përdorën gjatë atentatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Dyshohet se 50-vjeçari është vrarë për hakmarrje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës bujar çela ekzekutohet vëllai i talo çelës

Sondazh

Poll