Aktualitet

Vrasje apo vetëmbytje? 47-vjeçarja gjendet e vdekur ne cektësinë e rezervuarit në Surrel, policia: Vuante nga probleme të

17 Shtator 2020, 07:39 Nga DOSJA
Vrasje apo vetëmbytje? 47-vjeçarja gjendet e vdekur ne

TIRANË– Një 47-vjeçare me inicialet E.B., është gjetur e pajetë në një rezervuar në Surrel të Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Forcat e policisë kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë dhe u transportua nga disa efektivë, pasi ambulanca nuk mbërriti dot në vendin e ngjarjes, për shkak të terrenit të vështirë.

Në njoftim u raportua se në trupin e 47-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se pas gjetjes është dërguar në morgun e Tiranës.

Por kjo ngjarje, lë shumë pikëpyetje…

Gruaja është gjetur në një zonë të cekët në rezervuarin E Surrelit, gjë që tregon se nuk kishte sit ë vetëmbytej. Anash ujit janë gjetur edhe ushqime, pako dhe mbetje ushqimor, bashkë me një shishe vere. Mbit ë gjitha nuk dihet se kush e dha njoftimin për gruan e mbytur në një aonë, që nuk shkonte dot as makina.

A ishte vetëm viktima gjithë kohës? A ka pasur ndonjë njeri që e shoqëronte dhe që mund të ketë gisht në këtë ngjarje? A është vetëmbytur apo kemi të bëjmë me një vrasje? Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk dihen ende…

(a.b;j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trupi i nje gruaje surrel gjendet trupi i nje gruaje surrel

Sondazh

Poll