Aktualitet

Kush është Talo Çela që i ekzekutuan vëllain, mori pjesë në grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas, ende në kërkim nga Po

17 Shtator 2020, 06:39 Nga DOSJA
Kush është Talo Çela që i ekzekutuan vëllain, mori

ELBASAN– Mëngjesin e sotëm, në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan është ekzektuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje.

Por, kush është Talo Çela, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri? 

Çela është një person me precedent penal. Ai është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela. Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës doli në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.  Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Sakaq, ai njijhet edhe si miku i Emiljano Ramazanit, i cili u vra pak javë më parë në Elbasan. Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.   3 autorët të veshur si policë vranë me armë zjarri 50-vjeçarin Bujar Çela. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Pas krimit të rëndë ata dogjën mjetin që përdorën gjatë atentatit. Makina është gjetur e djegur në fshatin Murras.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet vëllai i talo çelës ekzekutohet vëllai i talo çelës

Sondazh

Poll