Aktualitet

E hodhën “në erë” bashkë me makinën/ Preng Gjini ka dëmtime në të dy sytë, do i nënshtrohet një operacioni tek Tr

16 Shtator 2020, 08:10 Nga DOSJA
E hodhën “në erë” bashkë me makinën/ Preng

TIRANË- Preng Gjini, 51-vjeçari, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm  pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Mësohet se 51-vjeçari ka dëmtime në të dy sytë. Ndërkohë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj preng gjinit preng gjini atentat ndaj preng gjinit preng gjini

Sondazh

Poll