Aktualitet

Zjarret nuk kanë të ndalur. Flakët përpijnë Kodër Krastë-n, dhjetëra hektarë pyje dhe kullota digjen në Fushë-Krujë

16 Shtator 2020, 06:19 Nga DOSJA
Zjarret nuk kanë të ndalur. Flakët përpijnë Kodër

ELBASAN–Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën e Kodër-Krastës në Elbasan. Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe dhe mësohet se kanë marrë para një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre.

Të pranishëm në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe policia. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët në terren.

Ndërsa në Fushë-Krujë është rindezur sërish zjarri që vazhdoi mbrëmjen e djeshme. Mëngjesin e sotëm ai djegur me dhjetra hektarë pyje dhe kullota.

Zjarret në Shqipëri janë bërë të përditshme, më të rrezikuarat janë malet, kodrat dhe pyjet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarre shqiperia ne flake zjarre

Sondazh

Poll