Aktualitet

Fqinjët zbulojnë detaje nga vrasja në Bathore: Ish-kunata e provokonte herë pas here Agron Tanushin, prej 10 vitesh kishin s

16 Shtator 2020, 07:33 Nga DOSJA
Fqinjët zbulojnë detaje nga vrasja në Bathore: Ish-kunata e

TIRANË- Fqinjët e Jetmira Hasanit, që vra nga dje nga ish-kunati i saj në oborrin e banesës në Bathore janë shprehur se viktima provokonte vazhdimisht autorin.

Fqinjët shtuan se autori Agron Tanushi nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me ish-kunatën, kryesisht për çështje pronësie. Sipas tyre, Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se banesa ishte e tija.

Ata treguan më tej se Tanushi ka qëlluar disa herë në ajër pasi ka vrarë Jetmiren, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore.  Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi.

Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Dje pas një debati Agron Tanushi vrau-ish- kunatën e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ish-kunati vret ish-nusen e vellait ish-kunati vret ish-nusen e vellait

Sondazh

Poll