Aktualitet

I nxehti “afrikan” nuk është larguar nga vendi, sot temperatura deri në 37 gradë (PARASHIKIMI I MOTIT)

16 Shtator 2020, 05:54 Nga DOSJA
I nxehti “afrikan” nuk është larguar nga vendi, sot

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë një mot të kthjellët dhe me vranësira në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb temperaturat maksimale sot do të shkojnë në vendet e ulëta deri në 37 gradë, ndërsa ato minimale do të shkojnë deri në 14 gradë.

PARASHIKIMI: 

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.  Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Europa Lindore vijon në ndikimin e motit të vranët dhe shirave afatshkurtër. Po ashtu brigjet e Italisë do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në jug të saj. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinetit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 16 shtator 2020 moti 16 shtator 2020

Sondazh

Poll