Aktualitet

Makina u bë “copa e thërrime”/ Preng Gjini, shënjestra e atentatit tek Ura e Nisharakut ndodhet jashtë rrezikut për jet

16 Shtator 2020, 06:46 Nga DOSJA
Makina u bë “copa e thërrime”/ Preng Gjini,

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm në Tiranë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini. Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se Gjini ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka plagë të shumta në trup. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Preng Gjini është në gjendje të qëndrueshme. Ka kaluar rrezikun për jetën”, thonë burime nga spitali i Traumës. Po kështu mësohet, se edhe dy personat e tjerë të plagosur kanë lënë spitalin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet preng gjini spitali i traumes preng gjini spitali i traumes

Sondazh

Poll