Aktualitet

Atentati me tritol ndaj vëllait të Armando Gjinit/ Shënjestra ndërroi makinën 10 minuta para shpërthimit. Nipi: S’kishte

16 Shtator 2020, 07:09 Nga DOSJA
Atentati me tritol ndaj vëllait të Armando Gjinit/ Shënjestra

TIRANË- Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i djeshëm me tritol pranë Urës së Nisharakut në Tiranë., ku mbeti i plagosur Preng Gjini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë atentat janë përdorur 400 deri në 500 gramë eksploziv. Të njëjtat burime bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit dhe për këtë arsye makina pati shumë dëmtime në pjesën e përparme. Për këtë atentat deri më tani policia ka shoqëruar 6 persona  nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni. Ndërkohë, Prokuroria ka marrë tabulatet telefonike nga 4 antenat pranë vendit të ngjarjes.

Po kështu, mësohet se makina Mercedez Benz të llojit“A Class”, nuk ishte në pronësi të Preng Gjinit por nipit të tij, të cilën e kishte marrë 10 minuta para se të shpërthente. Mësohet ai ka lënë automjetin e tij tip ” ML” dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip “Benz Class” të nipit, por gjithsesi nuk i shpëtoi atentatit. Nipi i 51-vjeçarit ka deklaruara para oficerëve të policisë se i dha makinën e tij Preng Gjinit, pasi ky i fundit kishite karburant në mjetin tip “ML”

Sakaq, kohët e fundit Gjini jetonte i fshehur në Tiranë, pasi i ndruhej ndonjë atentati. 51-vjeçari kryente lëvizje shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Ndërsa, 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Amerikë.

Por si është gjendja shëndetësore e Preng Gjinit pas atentatit? 

Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se Gjini ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka disa plagë në trup. Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51-vjeçari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës. Ai sot do i nënshtrohet një operacioni, pasi ka dëmtime në të dy sytë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj preng gjinit reng gjini atentat ndaj preng gjinit reng gjini

Sondazh

Poll