Aktualitet

Punonjësi rezulton i infektuar me COVID, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

16 Shtator 2020, 06:18 Nga DOSJA
Punonjësi rezulton i infektuar me COVID, mbyllet ambasada shqiptare në

GREQI- COVID-19 është “futur” edhe në ambasadën shqiptare në Athinë. Mësohet se një punonjës i administratës së kësaj ambasade ka rezultuar i infektuar me COVID-19 dhe menjëherë është mbyllur ky institucion. Punonjësi i infektuar punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Sipas “Top Channel” ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv pas testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë të gjithë punonjësit e tjerë të ambasadës i janë nënshtruar testit të COVID. Po kështu, ditën e sotme do të dezinfektohet gjithë godina e ambasadës.

Për këtë rast burime pranë ambasadës thanë se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët, të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet ambasada shqiptare në athinë mbyllet ambasada shqiptare në athinë

Sondazh

Poll