Sport

VIDEO/ Tifozi e fyente vazhdimisht, shoku i Gjasulës humbet toruan dhe e përplas në shkallët e tribunës

15 Shtator 2020, 10:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozi e fyente vazhdimisht, shoku i Gjasulës humbet toruan dhe e

GJERMANI-Në Gjermani një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Dynamo Dresden-Hamburg, sfidë e vlefshme për Kupë. Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i Hamburgut Toni Leistner, aty ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares Klaus Gjasula nuk e ka kontrolluar dot veten, teksa është futur në tribunë ku ndodhej një numër i vigël tifozësh dhe është përplasur me njërin prej tyre.

Ndërsa jepte një intervistë,lojtari, ndoshta i lodhur nga fyerjet që mori nga një tifoz, u ngjit në bordet e reklamave dhe doli në tribuna. Sapo identifikoi tifozin në fjalë, e mori për këmishë duke e shtyrë për tokë.

Ndihma e administratorëve dhe tifozëve të tjerë vendas parandaloi që situata të përshkallëzohej më tej, duke e përzënë lojtarin larg në dhomat e zhveshjes. Futbollisti tani rrezikon një skualifikim të rëndë nga Federata gjermane e futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hamburg klaus gjasula toni leistner hamburg klaus gjasula toni leistner

Sondazh

Poll