Sport

Sulmuesi i Milanit me koronavirus, probleme për kuqezinjtë dy ditë para ndeshjes në Europa League

15 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
Sulmuesi i Milanit me koronavirus, probleme për kuqezinjtë dy

MILANO-Rafael Leao,sulmuesi i Milanit nuk do të jetë pjesë e skuadrës për kualifikueset e Europa League që kuqezinjtë do të luajnë ndaj irlandezëve të Shamrok Rovers. Arsyeja është e thjeshtë, sipas bisedës që portugezi ka bërë me një mikun e tij në “Twitter”, i ka treguar atij se është në karantinë, diçka që zbulon se ai është infektuar me Koronavirus.

Milani respektoi protokollet shëndetësore dhe ndoqi udhëzimet në lidhje me privatësinë, prandaj dhe rasti i sulmuesit me koronavirus nuk u komunikua  nga klubi. Leao nuk është grumbulluar që nga fillimi i përgatitjeve. Një mungesë që rëndon sulmin e kuqezinjëve, pasi Ibrahimovic ndjen dhimbje në këmbën e djathtë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes, ndërsa Rebic është skualifikuar me tre ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan rafael leao milan rafael leao

Sondazh

Poll