Politike

FOTOT/ Njerëzit që diskutuan në fshehtësi për koncensionin e Parkut të Butrintit, udhëtuan me skaf nga Saranda në Korfuz

14 Shtator 2020, 09:45 Nga DOSJA

TIRANË- Jolio Dine, aktivist i shoqërisë Civile ka publikuar disa ditë më parë në rrjetet sociale, disa fotografi, ku sipas tij,  gjenden personat që kanë diskutuar një vit më parë në Korfuz për dhënien me koncension të Parkut të Butrintit. Dine thotë, se këta persona, të cilët nuk i zbulon me emër, kanë udhëtuar me traget nga Saranda për në Korfuz dhe në këtë tryezë ka nisur diskutimi për dhënien e Butrinit me koncesion tek një fondacion i huaj.

“Butrinti i jepet privatit??”, ngre pikëpyetjen Dine, i cili shkruan se “në 12 Tetor të një viti më parë denoncova një takim të fshehtë, të zhvilluar në 25 Gusht 2019 në Korfuz, ku u diskutua dhënia e Butrintit tek një Fondacion i huaj”.

Ai shkruan më tej se “Sot po publikoj fotot ekskluzive të personave dhe automjetit që udhëtuan me traget nga Saranda për në Korfuz. A mund të jepet trashëgimia jonë tek të huajt”, mbyll postimin Dine.

Qeveria shqiptare ka nisur zhvillimin e idesë që Parku Arkeologjik i Butrintit të menaxhohet për 10 vitet e ardhshmes, për metodës PPP me organizata të huaja. Në ligjin e miratuar së fundmi, Agjencia menaxhuese quhet “Fondacioni”, por nuk ka shumë detaje, me përjashtim të faktit që është një partneritet ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik. Ndryshimi në mënyrën e menaxhimit është një pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF). Kundër këtij projekti, ka dalë kundër një pjesë e shoqërisë civile, ekspertë të trashëgimisë dhe qytetarë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jolio dine parku i butrintit shoqeria civile jolio dine parku i butrintit shoqeria civile

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 07:10

TIRANË- Ditën e sotme rreth 480 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor. Që prej orës 08:00 të mëngjesit nxënësit u janë drejtuar institucioneve arsimore, pë...