Politike

“Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë!”/Solidarizohet Ilir Meta: Mbështes Papën në mesazhin

14 Shtator 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme nëpërmjet një statusi që ka bërë në rrjetet sociale ka shkruar se solidarizohet me mesazhin e Papa Françeskut, drejtuar të gjitha qeverive ndaj të cilave protestohet. Meta statusin e tij e ka shoqëruar me një lajm të mediave italiane ku tregojnë mesazhin e Papës, sakaq shton se qeveritë duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos të atyre që janë më në nevojë.

Postimi i Kreut të Shtetit

“Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.

KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË!”

Ndërkohë mesazhi që ka dhënë Papa Françesku pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, ka dhënë një mesazh për qeveritë e botëws, ku shprehet:  Ndërsa i nxis demonstruesit t’i paraqesin kërkesat e tyre në formë paqësore, pa rënë në tundimin e agresivitetit e të dhunës, u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi publike e qeveritare ta dëgjojnë zërin e bashkëqytetarëve të tyre e t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta, duke respektuar plotësisht të drejtën  njerëzore dhe liritë civile

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta papa françesku ilir meta papa françesku

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 07:10

TIRANË- Ditën e sotme rreth 480 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor. Që prej orës 08:00 të mëngjesit nxënësit u janë drejtuar institucioneve arsimore, pë...