Aktualitet

Abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, Gjykata lë në arrest shtëpie Juliana Hoxhën

10 Shkurt 2019, 10:42 Nga DOSJA
Abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, Gjykata

TIRANË –  Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë të akuzuar për abuzime me tendera. (Lexo këtu)

Për 8 ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar, Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”. Masa është dhënë pa praninë e tyre në sallë, pasi asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur që të paraqitet në seancë.

Ditën e djeshme,  Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga burg në arrest shtëpie për ish-drejtorët Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj. (Lexo këtu)

Masa e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë është vetëm për ish-drejtorin e IT, Lusien Ali, i cili është i shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua më 6 shkurt dhe sipas burimeve të Dosja.al, ish-zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove. Në verifikim edhe ish-ministrat Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me tenderat arrest shtepie juliana hoxha ministria e drejtesise abuzimet me tenderat arrest shtepie juliana hoxha ministria e drejtesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2019, 21:15

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Itali teksa është përplasur nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë  se ngjarja ka ndodhur në jug të Monopoli...