Aktualitet

6 mijë euro për të liruar të burgosurin/ Gjykata lë në burg burrin e gjyqtares, Margjeka në arrest shtëpie, avokati: Jam

12 Shtator 2020, 13:05 Nga DOSJA
6 mijë euro për të liruar të burgosurin/ Gjykata lë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë masën e sigurisë me arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjekën. Margjeka akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkohë gjykata ka lënë arrest me burg edhe për bashkëshortin e saj Arben Cara dhe dy të tjerë përkatësisht Neiton Balin dhe Klaudio të përfshirë në skemën e korrupsionit. Po ashtu gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për avokatin Skënder Demiraj. Ndërkohë ky i fundit pas përfundimit të seancës është shprehur se vendimi ishte paracaktuar jashtë gjykatës.

“Seanca zgjati shumë , pati rrethana të reja, vendimi është marrë jashtë kësaj gjykate, Shkoni pyesni në SPAK, akuzohet për një shumë parash që nuk është sekuestruar. Nuk ka çështje. Ky proces nuk është ligjor. Kjo është pjesë që dëshmon se procesi ka ngarkesë tjetër jo ligjore. Çështja nuk ka prova, është marrë në mënyrë unanime nga 3 anëtarë, dhe procedohet vetëm një prej tyre”, u shpreh Demiraj.

Më herët, teksa po hynte për në sallën e gjyqit, Demiraj mohoi që të ishte përfshirë në këtë rast korrupsioni.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

(A.K/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben cara arrestimi i gjyqtares ne durres klaudio bali mimoza margjeka neiton bali skender demiraj arben cara arrestimi i gjyqtares ne durres klaudio bali mimoza margjeka neiton bali skender demiraj

Sondazh

Poll