Aktualitet

DEBATI/ Gjyqtarja Margjeka sherr me Policinë gjatë shoqërimit: Kisha një vit që e prisja arrestimin! Harruan të më merrni

12 Shtator 2020, 10:44 Nga DOSJA
DEBATI/ Gjyqtarja Margjeka sherr me Policinë gjatë shoqërimit:

TIRANË- Mungesa e fletës së shoqërimit dhe të një policeje grua kanë sjellë një sherr verbal në hyrje të GJKKO-së, mes gjyqtares së arrestuar disa ditë më parë, Mimoza Margjeka dhedisa efektivëve të Policisë së Shtetit. Gjyqtarja tha se arrestimi i saj është politik, dhe se nuk është ndjekur procedura e duhur për të. Ngërçi ka nisur me njoftimin për shoqërim, pasi sipas gjyqtares është njoftuar vetëm Drejtoria e Burgjeve për të bërë shoqërimin e pesë personave, të cilët duhet të ishin sot në Gjykatë, por nuk ka ndodhur kështu.   Margjeka priste që të dilte sot para GJKKO-së për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. Gjyqtarja është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa i shoqi me “arrest me burg”. Gjyqtarja Margjeka tha kishte 1 vit që e priste arrestimin, pasi ajo nuk e njohu zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës më 30 qershor 2019.

DEBATI I PLOTE: 

Mimoza Margjeka: Kam 5 orë që pres policinë. Pse nuk vijnë të më marrin? Kanë harruar që jam. Ja shkresa, nuk ka shkresë shoqërimi. Unë s’kam asgjë, këto janë stisje të shtetit, janë përralla. S’kishte një police femër të më shoqëronte mua? Unë s’jam një njeri ordiner. Më çuat në bodrum. Harruan, harruan gjyqtaren që e bënë zhele për dy ditë. Është e turpshme, imagjino ça ju bëni njerëzve ju.

Pyetje: A ka lidhje arrestimi juaj me 30-qershorin? (referuar vendimit per Valbona Sakon).

Mimoza Margjeka: Kjo është e turpshme. Kam 1 vit që pres këta të vijnë të më arrestojnë. Kjo është ajo që prisja. Jam e qetë, jam e kënaqur që e bënë.

Pyetje: Cfarë do t’i kërkoni gjykatës?

Mimoza Margjeka: Do t’i kërkoj fillimisht të respektojnë ligjin dhe procedurën.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i gjyqtares ne durres mimoza margjeka arrestimi i gjyqtares ne durres mimoza margjeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shtator 2020, 09:25

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg...