Aktualitet

DËSHMITË KONTRADIKTORE/ Babai i vajzës së abuzuar në Pogradec: Policia erdhi na tha mos u merrni me ta! Fqinjët: Fajin e k

12 Shtator 2020, 10:04 Nga DOSJA
DËSHMITË KONTRADIKTORE/ Babai i vajzës së abuzuar në

POGRADEC- Babai i vajzës 13-vjeçare e cila u abuzua seksualisht për më shumë se një muaj nga i ati, thotë se Blerim Bizgjoni, abuzuesi ka shkuar disa herë në shtëpinë e tyre. Ai thotë se pas denoncimit të vajzës, familja e Bizgjonit iu ka shkuar në shtëpi. “Policia erdhi këtu. Ata erdhën dhe na thanë, mos u merrni me llafe. Policia na tha të mos përziheshim me atë familje, mos bëni dallavere na tha. Blerim Bizgjoni vinte shpesh në shtëpinë tonë. E thirrën vajzën në polici, aty rrëfeu gjithçka.”-thotë babai për Fax News.

Ndërkohë që fqinjët kanë fajësuar nënën e vajzës për atë që ka ndodhur, meqënëse sipas tyre, e ka lënë të bijën që të qëndrojë tëk shtëpia e tij. “Blerimin e njohim, nuk dimë ç’të themi. Është ngjarje e turpshme, është tronditëse. Për vajzën e ka fajin e ëma që e linte vajzën në shtëpinë e tij. Ajo ka mbi 1 vit që shkon në banesën e tyre, gjoja për ta mësuar. “,-tha një nga fqinjët. 

Ndërsa një tjetër u shpreh se: I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja. Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”.

Ngjarja e rëndë u zbulua sot. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, ka abuzuar seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie, meqënëse edhe vajzat ishin moshatare. Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual me vajzen ne pogradec blerim bizgjoni abuzimi seksual me vajzen ne pogradec blerim bizgjoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shtator 2020, 09:25

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg...