Aktualitet

Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi nga Pogradeci, prej 2 javësh merrte mjekim në spital (EMRI)

12 Shtator 2020, 12:12 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi nga Pogradeci, prej 2

POGRADEC- Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mësuesi Leonard Xhemollari nga Udenishti i Pogradecit. 44-vjeçari  i infektuar ishte i shtruar prej dy javësh në këtë spital, por nuk mundi të fitojë betejën me virusin.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 44-vjeçari u infektuar në Ohër ku ishte me pushime. Po kështu,  ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese të cilat i kanë rënduar gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se kanë humbur jetën edhe 3 pacientë të tjerë dhe konfirmoi edhe 161 raste të reja. Në total numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 327.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jetën mësuesi leonard xhemollari humb jetën mësuesi leonard xhemollari

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shtator 2020, 09:25

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg...