Aktualitet

SKEMA E FRIKSHME/ “Të vrava po tregove”, si e mori 46-vjeçari në Pogradec të miturën për “tu kujdesur”, mashtrimi

12 Shtator 2020, 09:51 Nga DOSJA
SKEMA E FRIKSHME/ “Të vrava po tregove”, si e mori

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku Policia e Shtetit ka arrestuar një 46-vjeçar, Blerim Bizgjoni, i cili ka abuzuar seksualisht për mbi 1 muaj me një vajzë të mitur, 13 vjeçe, e cila ishte fqinje dhe familjet kishin lidhje krushqie me njëra-tjetrën. Abuzimi seksual mësohet se ka nisur në banesën e 46-vjeçarit në Vërdovë, ku burri e mori vajzën më 30 korrik për tu kujdesur për të. 13-vjeçarja ishte shoqe me vajzat e Blerim Bizgjonit, dhe kjo bëri që e ëma të gënjehej e ta lejonte të bijën të qëndronte në shtëpinë e tyre. I ati i vajzës, vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa siç mëson Dosja.al, varfëria në këtë familje është ulur “këmbëkryq”.

SI NISI ABUZIMI? 

Bazuar në rrëfimin që e mitura ka dhënë në polici, dy vite më parë, ajo bashkë me familjen janë shpërngulur nga fshati Cezmë e Madhe në Vërdovë. Aty Bizgjoni ka nisur vizitat në familje, meqënëse ishin fqinjë dhe krushq. I martuar dhe me 8 klasë shkollë, dhe dy vajza, ai nisi miqësinë me të atin e vajzës, të cilin e merrte herë pas here në punë. Pas njohjes, ai kishte nisur të shkonte më shpesh në banesën e tyre. Më 30 korrik, ai iu kishte mbushur mendjen prindërve për ta marrë të miturën në shtëpinë  e tij, meqënëse me vajzat ishte moshatare.

Me kalimin e ditëve, Bizgjoni kishte nisur ta ngacmonte me fjalë, e më pas ta prekte në vende intime. Bazuar në rrëfimin e të miturës, ditën e Kurban Bajramit, ai e kishte nxjerrë në ballkon, duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Pas abuzimit të asaj dite, ai ka vijuar edhe ditët e tjera. “Mos trego se të vrava”, i kishte thënë Bizgjoni vajzës, duke e trembur për të mos treguar.

Dy ditë më parë, ajo ka mundur të largohet nga banesa e tij, dhe është nisur për në polici. Rrugës ka qenë një oficer që e ka konstatuar të miturën, i cili e ka dërguar më pas në komisariat, dhe atje ajo ka rrëfyer gjithçka për abuzimin dhe abuzuesin. Nga ekspertët ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht dhe është rrahur mizorisht nga autori, që ishte çoban delesh në fshat. Vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën kujdesin e psikologut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual me vajzen ne pogradec blerim bizgjoni abuzimi seksual me vajzen ne pogradec blerim bizgjoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shtator 2020, 09:25

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg...