Hajdutët e kasafortave/ GJKKO lë në burg dy ‘kokat’ e bandës, grupi u zbulua nga pronari i banesës, ata kthyen 10 mijë
12 Shtator 2020, 10:41Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuardhe Korrupsionit ka lënë në burg, dy nga anëtarët e bandës së hajdutëve të kasafortave, Arjan Rami dhe Et’hem Murataj”, ndërsa ka lënë në “detyrim paraqitje” dy të tjerë, Dorian Bashon dhe Smajl Shkemzën. Banda u godit disa ditë më parë nga policia e Tiranës, në një grabitje të grupit, që kishte marrë bizhuteri dhe një kasafortë, ku ndodheshin 10 mijë euro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pronari i banesës, E.Agasi, nuk ndodhej në shtëpi, dhe kur është rikthyer ka parë që nuk ishte në shtëpi kasaforta. Autorët sipas dëshmisë së tij, kishin hyrë nga mbrapa. Vetë pronari ka hetuar ngjarjen dhe ka gjetur targën e mjetit dhe njërin nga autorët, Et’hem Muratajn.
Pronari i banesës ka gjetur një shok të Muratajt dhe i ka dërguar sinjal, që grupi të kthente paratë, pasi ai i kishte zbuluar duke iu dhënë mundësi që çështja të mbyllej me aq. Murataj i ktheu 10 mijë eurot Agasit, por kur policia arrestoi Arjan Rapi, ai pranoi gjithçka.
Në rrëfimin e tij para policisë, ai ka thënë se shoferi ishte Et’hem Murataj. Rapi ka treguar vendin ku u hodh kasaforta, ndërsa ka pranuar se grupi ka realizuar edhe të tjera vjedhje. Po ashtu, është provuar se makina e përdorur në vjedhje del në ermër të gruas së një personi të njohur si Smajl Shemza. Por ky person, nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ai ka shitur makinën tek Dorian Basho, por blerësi nuk ka bërë çregjistrimin në sistem.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POGRADEC- Babai i vajzës 13-vjeçare e cila u abuzua seksualisht për më shumë se një muaj nga i ati, thotë se Blerim Bizgjoni, abuzuesi ka shkuar disa her...
TIRANË- Artan Lame, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës iu ka bërë thirrje qytetarëve të përfitojnë nga ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare t...
TIRANË- Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit d...
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që u zbulua në Pogradec, ku një 46-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjeçare, një tjetër rast i ...
Aktualitet12 Shtator 2020, 09:25
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 30-vjeçarin Rexhep Gjeli (Gjekja), ngjarje kjo që ndodhi mbërmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tir...
SHKODËR– Arqipeshkvi Angelo Massafra ditën e djeshme ka bekuar kishën e Shën Illisë në Ndreaj të Shoshit pas rikonstruktimit që i është bërë.Por ndërkohë q...
POGRADEC– Blerim Bizgjoni, çoban delesh në fshatin Vërdovë në Pogradec është arrestuar sot në mëngjes nga policia, pas denoncimit të fqinjës së tij të mi...