Aktualitet

“Po punojmë që të mbijetojmë, po flemë në një dhomë hoteli”/ Zbardhet dëshmia e gjyqtares Mimoza Margjeka para toga

12 Shtator 2020, 12:27 Nga DOSJA
“Po punojmë që të mbijetojmë, po flemë në

TIRANË- Zbardhet dëshmia e gjytares Mimoza Margjeka në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krim të Organizuar.  Margjeka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, pasi sipas saj nuk ka asnjë provë. Ajo ka sqaruar se nuk ka qenë relatorja e çështjes për të cilën akuzohet. Po kështu, para togave të zeza ajo ka deklaruar se ka një 3 vjeç, për të cilin duhet të kujdeset dhe se po punon për të mbijetuar.

“Çështjen që me akuzoni as nuk e dija që ekzistonte. S’isha unë realtori i çështjes. Udhëzimi më lejon caktimin e masës së sigurisë, garanci pasurore. E kam mësuar ditën e seancës. As bashkëshorti im s’ka tagër të guxoj e të më thotë se çfarë po bëhet me një person. Burri im nuk takon asnjë, u thotë “ke gjyq me gruan time, mos më tako”. Mu gjat mandati në Korçës u shqetësova. Jam e deleguar në Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Burri im ka kërkuar një dhomë hoteli në Korçë se ku do të rrinim. Të gjithë e dimë se ku flemë, më një fëmijë 3-vjeç. Po mbijetojmë që po shkojmë në punë. S’kisha mundësi që të kërkoja gjë tjetër dhe po të doja. S’kam marrëdhënie pozitive me gjyqtarët në Korçë. Një çështje që s’e kam unë, del emri im. Kam edhe sms se kanë tentuar të më korruptojnë, por s’kanë shanse, s’guxojnë. Unë arrest shtëpie jam me fëmijë 3 vjeç. Gjeni dike të më çoj fëmijët në kopsht. S’kanë asnjë provë për mua. Të revokohet masa. Hetim me bujë  e në fund pafajësi”, mësohet të ketë thënë gjyqtarja.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësitu arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

Ndërkohë,  sot para se të futej në gjykatë u përplas me disa efektivë policie. Margjeka tha nuk u ndoq procedura e duhur ligjore dhe se arrestimi ishte politik.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i gjyqtares ne durres mimoza margjeka arrestimi i gjyqtares ne durres mimoza margjeka

Sondazh

Poll