Politike

Kishte frikë mos i mërzitej burri? Pse nuk ka ja dha mandatin Sakos gjyqtarja Mimoza Margjeka

Sipas Margjekës shkak për mosdhënien e mandatit është regjistrimi i kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.
Featured image of article: Kishte frikë mos i mërzitej burri? Pse nuk ka ja dha mandatin Sakos gjyqtarja Mimoza Margjeka
Përditësuar:

DURRËS– Ditën e sotme Valbona Sako, kandidatja e PS-së që fitoi në Durrës në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk e mori mandatin pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi të mos ja japë.

Sipas Margjekës shkak për mosdhënien e mandatit është regjistrimi i kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Mirëpo nisur nga kjo situatë në disa portale ka filluar të qarkullojë nje tjetër ‘arsye’. Gazeta Tema dhe Shqiptarja.com, shkruajnë së bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndokuar në vendimin e Margjekës.

“Ajo nuk ka dashur të futet në sherr me të shoqin, që është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit,”- shkruan Tema ndër të tjera.

 Gjithashtu janë publikuar edhe disa foto ku bashkëshorti i gjyqatres shihet prezent në çdo protestë të partisë Demokratike dhe shprehet: Asnjë hap pas.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment