Aktualitet

Zbulohet shkaku i plagosjes të 30-vjeçarit në Tiranë, sherri nisi për prishjen e pazareve të drogës

12 Shtator 2020, 08:33 Nga DOSJA
Zbulohet shkaku i plagosjes të 30-vjeçarit në Tiranë,

TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 30-vjeçarin Rexhep Gjeli (Gjekja), ngjarje kjo që ndodhi mbërmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri mes 30-vjeçarit dhe autorit Kevin Cungu nisi për prishjen e pazareve të drogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në Tiranë. 30-vjeçari Rexhep Gjeli u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu.

Sherri nisi në një lokal në lagjen 5 Maji, ku Cungu dhe Gjeli po festonin  ditëlindjen  e këtij të fundit. Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe pas debatit në tavolinë,  Cungu i kërkoi 30-vjeçarit që të dalin  për sqarim jashtë lokalit. Pas debateve dhe sharjeve, 18-vjeçari plagosi të riun. Autori është shpallur në kërkim nga policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kevin cungu plagosje ne tirane kevin cungu plagosje ne tirane

Sondazh

Poll