Aktualitet

12 Shtator 2020, 09:25 Nga DOSJA

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg për veprat penale: “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 43-vjeçari ndërronte shpesh identitetet e tij, për t’i shpëtuar Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të shtimit të masave për parandalimin, goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kuiftare kanë kaluar për intervistim më të thelluar një shtetas që gjatë deklarimeve ka krijuar dyshime për saktësinë e gjeneraliteteve.

Pas intervistimit të thelluar dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tirana dhe DVP Vlorë, u bë i mundur saktësimi i gjeneraliteteve, konkretisht shtetasi Eriton Panajoti, 43 vjeç, banues në Vlorë, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili për t’i shpëtuar kapjes së policisë ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, me vendimin e datës 22.09.2009, e ka dënuar këtë shtetas me rreth 11 vite burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian. (Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 7 vite e 8 muaj e 20 ditë burg).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eriton panajoti arrestohet eriton panajoti

Sondazh

Poll