Politike

Sandër Lleshaj konfirmon largimin: Nuk do të jem më ministër, s’jam i përjetshëm në këtë post

11 Shtator 2020, 08:50 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj konfirmon largimin: Nuk do të jem më

VLORË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Vlorë deklaroi se nuk do të jetë më ministër i qeverisë Rama, në rast se ky i fundit merr një mandat të tretë. Lleshaj deklaroi para gazetarëve se asnjë post nuk është i përjetshëm.

“Posti im s’do jete i përjetshëm. Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, është shprehur Lleshaj shkurtimisht.

Muajt e fundit mediet pranë Ramës kanë sugjeruar se kryeministri duhet të largojë nga detyra ministrat që janë teknikë e nuk kanë popullaritet tek baza socialiste. Emrat e kritikuar kanë qenë Besa Shahini, Sandër Lleshaj, Arben Ahmetaj e Gent Cakaj.

Një deklatarë “surprizë” na erdhi pak ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës. Gjithashtu aj shtoi se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama .Pritet të shohim nëse do të kemi një reagim nga vetë ministrrat, Genc Cakaj dhe Arben Ahemtaj për “gojët e liga” që flasin për largimin e tyre.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lleshaj konfirmon largimin sander lleshaj lleshaj konfirmon largimin sander lleshaj

Sondazh

Poll