Politike

Rihapja e kazioneve/ “Perla” e Alket Hysenit: Do lejohen në qendër të Tiranës se aty nuk jetojnë njerëz të zakonshëm

11 Shtator 2020, 06:08 Nga DOSJA
Rihapja e kazioneve/ “Perla” e Alket Hysenit: Do lejohen në

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni në studion e “Abc News” ka bërë një deklaratë që në fakt i ka habitur të gjithë. Hyseni është shprehur se kazinotë po lejohen në qendër të Tiranës pasi aty nuk jetojnë njerëz të zakonshëm apo të thjeshtë. Ai ka theksuar më tej se qendra e Tiranës mund të mbushet me hotele me 5 yje, të cilat frekuentohen nga njerëz të pasur.

“Ne i kemi dhënë fund kazinove pranë shkollave, brenda çdo kafeneje, është i njëjti ligj, por tashmë ndaloi për qytetarët e zakonshëm, për njerëzit e varfër, por ka një hapësirë për hotelet me 5 yje, për turizmin për të thithur të ardhura. Qeveria për të mos lejuar që në territore të caktuara të mbijnë përsëri si kërpudha ka vendosur që të ketë vetëm një kazino.  Ideja është se qendra e Tiranës mund të mbushet me hotele me 5 yje, por jo me kazino pa fund. Duhet të kuptojmë se duke e lënë te dera e shtëpisë, i bie që njerëzit e kishin përballë një kazino, një rulet, një kompjuter lojërash të tilla, por duke qenë larg vendbanimit dhe sa më të pamundura, pasi qendra e Tiranës nuk banohet nga njerëz të zakonshëm, dhe të thjeshtë”, tha Hyseni.

Sipas tij, qeveria ka bërë të mundur që kazinotë të jenë në disa zona të kufizuara pasi nuk mund të japë mundësinë që jo çdo kush mund të bëhet pjesë e saj.

Duke qenë larg vendbanimit dhe duke qenë në zona sa më pak të pabanuara e kufizon mundësinë për të pasur licenca të tjera, nëse do të flisni me populizma të nivelit komunist është e drejta e secilit, por jemi në kapitalizëm dhe në këtë mënyrë vetëm ndalohet dhe pamundësohet për masën e gjërë zhvillimi i këtyre aktiviteteve. Nëse një person ka vullnet dhe dëshirë ai mund të ikë dhe nga Shqipëria për të luajtur atje, ne nuk mund ta parandalojmë këtë gjë. Ne po themi se kjo pjesë që ka luksin për të luajtur pse të mos e bëjmë që të ardhurat e tij të bëhen pjesë për ekonominë shqiptare”, ka thënë Hyseni.

Kjo deklaratë e Hysenit vjen pas VKM-së së qeverisë për hapjen e kazioneve në Tiranë. Në dy vendime bashkëshoqëruese të botuara pasditen e të mërkurës në Fletoren Zyrtare, kazinotë lejohen në kryeqytet, nga persona me eksperiencë dhe me kapital financiar. Pavarësisht se qeveria Rama u zotua për nxjerrjen jashtë zonave urbane të kazinove, vetëm në resortet me 5 yje, tashmë vetë socialistët po e zhbëjnë ligjin e miratuar në vitin 2018. Për këtë VKM të re, opozita ka hedhur akuza ndaj qeverisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni rihapja e kazinove alket hyseni rihapja e kazinove

Sondazh

Poll