Politike

Berisha i heq përgjegjësitë LSI-së për marrëveshjen e detit në vitin 2009: Nuk ka qenë në pushtet, pala greke njoftoi e

11 Shtator 2020, 06:51 Nga DOSJA
Berisha i heq përgjegjësitë LSI-së për

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për tradhëti për marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009.  Berisha deklaroi se Rama gënjen dhe theksoi se kur u bë marrëveshja në 2009, LSI-ja nuk ka qenë në pushtet. Ai tha më tej se pala greke ka njoftuar edhe opozitën për deklaratën e kryeministrit Mitsotakis në parlament.

Biseda: 

Berisha: Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Së dyti më duhet t’i them publikut se ndjehem i lehtësuar, pasi dëgjuat për treçerk ore se ç’përfaqëson njeriu i cili gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte si Kryeministri i dajres dhe kazanit. 

Berisha: Qeveria ka notifikuar para deklaratës, autoritetet shqiptare të dy krahët të pozitës dhe opozitës.

Fevziu: Ju thoni që autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën dhe mazhorancën?

Berisha: Pa diskutim.

Fevziu: Opizitën shqiptare?

Berisha: Pa diskutim, ka njoftuar  që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është prsaktikë e civilizuar, normale dhe etike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marreveshja per detin sali berisha marreveshja per detin sali berisha

Sondazh

Poll