Politike

Rasti i Manjola Cakonit, Grida Duma rrëfen ngjarjen: Përfundoi në spital, tani shkuan dhe po i lidhin kontratën e shtëpisë

10 Shtator 2020, 21:57 Nga DOSJA
Rasti i Manjola Cakonit, Grida Duma rrëfen ngjarjen: Përfundoi në

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me rastin e Manjola Cakonit. Në fjalën e saj, Duma u shpreh se pas telefonatës së kryeministrit Edi Rama, e reja kishte përfunduar në spital pasi ishte ndjerë në faj.

Megjithatë ajo u shpreh se opozita kishte vërtetuar që më pas Cakonit kishin shkuar për t’i lidhur kontratën.

Grida Duma: Mbaron show dhe këta lihen në harresë. Më tha që donte që të paktën shtëpia mund të merrte se do të merrte shtëpinë. Kjo ngjaje erdhi si pasojë e faktit…Kam këtu recetat e spitalit. Mbasi bëmë denoncimin, shkuan për t’i bërë kontratën e shtëpisë. Besoj që kemi bërë veprimin më të mirë se kemi shkuar tek shtëpia e bashkëshortit të saj për t’i bërë të ditur që jemi aty. Ne bëjmë misioni për ta zgjidhur dhe për t’i mbrojtur.

Ndërkohë që pak para Dumës në emision ishte kryeministri, i cili as nuk e pranoi as nuk e mohoi telefonatën. Por vetëm premtoi kushte të mira për ta pas tragjedisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma manjola cakoni edi rama grida duma manjola cakoni

Sondazh

Poll