Politike

“Nuk i jap llogari Presidentit me kë flas unë”/ Rama e pranon: Kam folur me kryediplomantin grek, është mik i mirë

10 Shtator 2020, 21:33 Nga DOSJA
“Nuk i jap llogari Presidentit me kë flas unë”/ Rama e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur live pyetjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta nëse ai ka folur në telefon me ministrin e jashtëm grek për çështjen e detit.

Gjithashtu Rama është përgjigjur nëse pala shqiptare ka nisur përpjekjet për të hyrë sërish në negociata me Greqin.

PJESË NGA BISEDA:

Po përgatiteni për negociata të reja? Keni folur me ministrin e Jashtëm grek?
Kam kënaqësinë të flas shumë shpesh. Është një mik shumë i mirë dhe person me nivel pozitiviteti mbresëlënës. Me palën greke nuk kemi diskutuar në asnjë rast qysh se ka ndryshuar qeveria lidhur me çështjen e detit. Asnjëherë në asnjë instancë nuk kemi diskutuar.

Presidenti ju pyet nëse keni folur me ministrin grek?
Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit. Ndërsa me kryeministrin e Greqisë kam folur dy herë. Një herë kam folur pas tërmetit dhe herën e dytë jam takuar në OKB.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll